Sunday 30 June 2013

Fund!

Shikoj se si kaltërsia zbehet nga pak.
Teksa dielli largohet i lodhur në fole.
Dallgë të inatosura vërsulen me vrap.
Në këtë bregdet të trishtë, pa Ty, pa Ne.

Dikur të dashuruar me ëndërra plot jetë.
Ngritëm kështjellë premtimesh, por pa themele, në rërë.
E sërish dukej kaq e bukur, kaq e vërtetë.
Edhe pse thjeshtë nga ëndërra doli e përbërë.

Atë mëngjes dielli u përplas në një mur.
Ditë të akullta mësynë në bregdet.
Ne u larguam të ngrirë ndjenjash, të bërë gur.
U kthyem në dy shpate, me një përrua në mes.

Gjurmët u fshinë si diçka pa rëndësi.
Çdo gjë ra në heshtje, në heshtje u përhumb.
Edhe ai lot që mbase ra, nga dallgët u përpi.
Në ekranin tonë me të madhe u shfaq "FUND".


30/06/2013.

Saturday 8 June 2013

Te vraposh gjithnje pas dikujt qe qofte edhe nje moment te vetem ne ecjen e tij nuk e shoqeron mendimi per Ty........eshte si te perqafosh fort nje gur me shpesen se do zbutet pak fale perqafimit tend dhe nuk do te te vrase kaq shume.....ne jete me shume se gjithcka vlen mirenjohja, dashuria, respekti.......cdo sjellje e njeriut qe nuk ka keto elemente brenda pa dyshimin me te vogel mund te quhet egoizem....sa e ashper qe eshte bota e nje egoisti...aty nuk depertojne rreze dielli, aty nuk ka shenja jete, gjithcka eshte nje akullnaje e madhe, qe pret nje fortune te ftohte deshirash vetjake per tu rritur mbi te gjithe, pa marre parasysh se ne ato ujra mund te notojne apo mbyten edhe ndjenja dashurie........

Tuesday 16 April 2013

Mall!

Se di pse ne enderrat e mia valvitesh,
si flamuri i nje kombi krenar,
vjen nje cast e sec me merzitesh,
mes mallit nga malli i thare.

E nisem drejt teje si nje zogth ne fluturim,
ne krahet e vegjel te mbaj shtrenguar,
e Ti shkrihesh se qeshuri ne preherin tim,
Ah malli..te paskam enderruar.

Me syte e mallengjyer veshtroj perreth,
se mos ne ndonje cep i fshehur qendron,
te therras me kot heshtja me perqesh,
e nje vale e nxehte lotes faqen ma flakeron.

Vargje per Ty

Dielli pershedeti horizontin me mall.
Erresira e qeshur i shkrepi njerin sy.
Ne dritaren e kujteses sime erdhi ngadale.
Heshtja filloi te thurë per Ty poezi.

Formalisht na ndan kjo largesi,
Por Ti je me pranë se vete afersia.
Na bashkon ajo qe Ti e quan DASHURI,
Ajo qe i dha jete diteve te mia.

Kemi bashkuar zemrat, Ti me timen jeton.
Ashtu si gezim edhe në dhembje.
Zemra jote gjithnje drejt meje vrapon.
Me duket se e lumtur jetoj që në lindje.

Gjithçka qe na perket ne kete jete,
E kemi bashkuar një Une dhe Ti.
Ne qender te saj jeton nje e vertete,
Ajo qe po e quaj dhe une DASHURI!

Qiell i vetmuar...

Me thuaj perse dhimbja me shtrengon.
Teksa imazhin tend percjell ndermend.
Koha iken, gjithçka ndryshon.
Por mesa duket jo emrin tend.

Pranvere e shpirtit ishe o pellumb.
Teksa ne qiellin tim fluturoje krahe lire.
Seç zbriten ca re, e ngrohtesia u lekund.
Dhe shtegtimin nise, per nje mot me te mire.

Qielli im seç ndjehet i braktisur, i vetmuar.
Nga ai shtegtim qe s'te solli perseri.
Koha u perpoq, eh ne sa vite eshte dermuar.
Se si mund te shuhet ky zjarr ende zemra se di.

PERJETESISHT MIKU IM!

E dermuar nga zhgenjimet e kohes.
Ecja udheve me tapitjen e shpirtit tim.
Ndalja hapat me nje kujtim ftohes.
Pastaj kokeulur nisesha pa drejtim.

Mes dhjetra njerezve ndjehesha vetem,
Endrrat e mia me ishin bere te huaja..
Mes te tjerash kish humbur dhe shpresen.
Jeta me dukej nje loje qe sduhej ta luaja.

Mes stresit te dites dhe acarit pa kufi.
Dimri ish bere stina e shpirtit tim.
Por koha me buzeqeshi me embelsi.
Duke me takuar me ty miku im.

Pas rrebeshit qe ra ne fushat e jetes sime.
Erdhe si ylber dhe u gjadherove natyren.
Per to u bere lajmetari I kesaj stine.
Luleve te tyre vetem Ti ua dhe ngjyren.

Ne pranveren e rrugeve te jetes.
Ne shtepizen e nje shprese qe gjeti rindertim.
Ne fjalet e embla te se vertetes,.
ishe perhere Ti o miku im.

Dhe nese neser nisem udheve te gjata
.Do doja mos ta harrosh kete premtim:
Edhe sikur kujtesen te ma mbuloje nata
Ti do te jesh yll dhe PERJETESISHT MIKU IM!

Nenes




E lindur mes endrrave te pervuajtura.
Zemra jote me plote shprese.
Jeton perhere mes luleve te padruajtura.
Nga koha e kurorezuar mbretereshe.

Kur koha varken e jetes e lekund
Ne shtratin e lumit te shpresave te humbura
Si engjell mbrojtes shfaqesh me ne fund
Dhe forcat e erresires largohen te mundura

Mes erresires te pafund, je drite e gjalle
Para teje e keqja griset
E dashur e embel, madheshtine e shpall
Urrejtja me dashuri prej teje stoliset

E pamposhtur ndaj sfidave te jetes
Si mbreteresha hyjnore e Dashurise
Vazdimesia e jetes, o Nene mbetesh
Gur i pathyer ne horizontin e perjetesise

Perse heshtje..

Perse heshtje, perse hesht valle.
Perballe cdo fjale qe merr rrugitim.
Qendron e pagoditur nga cdo lot, cdo mall.
Rizgjimi yt cfare ka per cmim.

Sa luftra per se di c'trofe.
Ne frontet e jetes behen pa ndaluar.
E ti e palekundur aty je.
Si nje peme qe vjeshta e ka perqafuar.

Perse heshtje, perse hesht valle.
Perballe padrejtesise qe buzeqeshjen ka mekur.
Ku qendron e fshehur, ne cilat fjale.
Ajo dritherime qe zemren ende s'ta ka prekur.

Nostalgji për ty!


Eci e heshtur me hapa vegjëlie.
Nëpër rrugicat e parkut të braktisur.
Duke ndjerë në vete ato përqafime dashurie.
Të një kohe, kur koha na quante të krisur.

Ëndrrat dëshirat dhe të njëjtat premtime.
Të gjitha këtu sikur janë strukur.
Në atë stol të braktisur, dikur plot përqafime.
T’zhuritura nga e tashmja në t’kaluaren e kërrusur.

Sikur ende e dëgjoj të qeshurin lozonjar.
Teksa fluturoje me krahë lumturie.
Ndjenja, emocione derdheshin ujvarë.
Në këtë park të heshtur, strehëz dashurie.

Eh flutur nostalgjie që me mua lodron.
Për pranveren e largët, ëndrra plot gjelbrim.
Dy ëngjëj përqafuar ende parku mi kujton.
Teksa hapat hedh në ikje, mbase pa kthim.



Qielli im



Kur kaltersia jote qielli im.
Se bashku me diellin buzeqesh.
Te gjitha intrigat e erresires.
Atje, ne thellesine tende i fsheh.

Me pas dielli kerkon strukjen.
Ti e pershendet me mall.
Nuk e njeh smiren dhe perbuzjen.
I ben vend erresires, zbret ngadale.

Kur erresira te perqafon qielli im.
I ngjan humneres, Ti e di.
Atehere servir yjet dhe henen.
Dhe shpresa rilind perseri.

Gri vishesh kur s’fsheh zemerimin.
Me bubullima behesh gati grabiqar.
Në çastin që s’gjen ngushëllimin
Me lotet e shiut shfryhesh duke qare.

Tek Ti gjithcka eshte në paqe.
Sherbetoret e tu jane shume miqesor.
Dita dhe nata puthen ne faqe.
Larg urrejtjes dhe te qenurit armiqesor.

Por sa here që Ti behesh nervoz.
Zemerimin e nxjerr haptas ne shes.
Kjo i ngjan tingullit te heshtur melodioz.
Që durimin tend idhshëm e përqesh!