Friday 9 January 2015

Shoqëria njerëzore po shkon drejt fundit?!

Shoqëria njerëzore po shkon drejt fundit?!
Është e mahnitshme të shikosh fytyra njerëzore që fale ëndrrave shkëlqejnë e bëhen një me kaltërsinë e pafund...duket sikur e gjithë e ardhmja shtrihet para këmbëve të tyre...
Pastaj se di as unë si por, vëren se ëndrrat nuk janë më aty, e fytyrat kanë një hije të zbehtë....
Nuk kupton dot se si një i ri/e re, plot jetë hedhet në lumin e errësirës...aty jeta ndalet...dhe jo vetëm për atë.....
Nuk kupton dot se si nuk vlerësohesh...kur në fakt e vetmja gjë që do është një familje e bashkuar pa kuinta...
Nuk e kupton dot se si njerëzit hedhin në zjarr qetësinë e paqen e familjes për kënaqësi të krijuara nga njerëz të shthurur...pa pikë referimi, pa moral, pa një vlerë në vetvete...
Nuk kupton dot se si gënjeshtrat ulërasin me të madhe edhe aty ku dhëmbin më shumë, ku rëndësia më e madhe dhe e vetmja është egoizmi dhe produktet e tij...
Nuk kupton se si njerëzit nuk njohin më asnjeri, para një interesi, në atë çast vlon vetëm dëshira për të pasur vetëm atë me çdo lloj çmimi...
E pra vlerat po vdesin, në fakt po mbyten me këto veprime...asgjë nuk po ngelën e shenjtë, e paprekshme, asgjë, as besimi, dashuria, familja, miqësia, besnikëria, sinqeriteti madje as jeta...
Po shkojmë drejt fundit?!
Po, sepse njeriu pa ëndrra, pa dashuri, pa besim edhe pse është i gjallë, nuk ndihet i tillë..
E vetmja gjë për të cilen kemi nevojë është një dorë, një dorë e ngrohtë pa gënjeshtra, një dorë që të shtrëngon fort edhe kur shqisat e ftojnë drejt të kënaqësive/të keqes, një dorë që të përkëdhel deri në fund si gjëja më unike...