Saturday, 17 May 2014

Besnikëria!

Besnikëria në dashuri/miqësi më shumë se një premtim, apo detyrë, është një ndjenjë e cila duhet të të pëshkojë kur ecën, kur flet, dhe kur mendon.......besnikëria është aq e shenjtë, saqë shmangia vetëm njëherë të vetme nga ecja e denjë, nga mendimet e fokusuara, apo fjalët e kujdeshme kundrejt dikujt , është e barabartë me një pasqyrë që thyhet......besnikëria do njerëz me shpirt të madh, nëse pushon së qenuri besnik, i bie të jesh një njeri i vogël që kënaqet me fjalët, mendimet, apo ecja drejt gjërave të momentit, njerëzit e vegjel nuk dinë të përqafojnë vlera, por vetë qefe egoizmi.

Sunday, 30 June 2013

Fund!

Shikoj se si kaltërsia zbehet nga pak.
Teksa dielli largohet i lodhur në fole.
Dallgë të inatosura vërsulen me vrap.
Në këtë bregdet të trishtë, pa Ty, pa Ne.

Dikur të dashuruar me ëndërra plot jetë.
Ngritëm kështjellë premtimesh, por pa themele, në rërë.
E sërish dukej kaq e bukur, kaq e vërtetë.
Edhe pse thjeshtë nga ëndërra doli e përbërë.

Atë mëngjes dielli u përplas në një mur.
Ditë të akullta mësynë në bregdet.
Ne u larguam të ngrirë ndjenjash, të bërë gur.
U kthyem në dy shpate, me një përrua në mes.

Gjurmët u fshinë si diçka pa rëndësi.
Çdo gjë ra në heshtje, në heshtje u përhumb.
Edhe ai lot që mbase ra, nga dallgët u përpi.
Në ekranin tonë me të madhe u shfaq "FUND".


30/06/2013.

Saturday, 8 June 2013

Te vraposh gjithnje pas dikujt qe qofte edhe nje moment te vetem ne ecjen e tij nuk e shoqeron mendimi per Ty........eshte si te perqafosh fort nje gur me shpesen se do zbutet pak fale perqafimit tend dhe nuk do te te vrase kaq shume.....ne jete me shume se gjithcka vlen mirenjohja, dashuria, respekti.......cdo sjellje e njeriut qe nuk ka keto elemente brenda pa dyshimin me te vogel mund te quhet egoizem....sa e ashper qe eshte bota e nje egoisti...aty nuk depertojne rreze dielli, aty nuk ka shenja jete, gjithcka eshte nje akullnaje e madhe, qe pret nje fortune te ftohte deshirash vetjake per tu rritur mbi te gjithe, pa marre parasysh se ne ato ujra mund te notojne apo mbyten edhe ndjenja dashurie........

Tuesday, 16 April 2013

Mall!

Se di pse ne enderrat e mia valvitesh,
si flamuri i nje kombi krenar,
vjen nje cast e sec me merzitesh,
mes mallit nga malli i thare.

E nisem drejt teje si nje zogth ne fluturim,
ne krahet e vegjel te mbaj shtrenguar,
e Ti shkrihesh se qeshuri ne preherin tim,
Ah malli..te paskam enderruar.

Me syte e mallengjyer veshtroj perreth,
se mos ne ndonje cep i fshehur qendron,
te therras me kot heshtja me perqesh,
e nje vale e nxehte lotes faqen ma flakeron.