Si atehere kur bie nje yll,
mbyll syte e shpreh te madhen deshire.
Te shoh te kthehesh ne dylle,
te shoh te kthehesh ne embelsire.
Ngadale le te linde aresyeja,
kur acari na kthen ne te panjohur.
E shpirti yne i qarte si pasqyra,
te zhytet ne paqe ne folene e ngrohur.
Kur syte shtrijne shikimin per dhe,
e te ngrejme koken s'kemi guxim.
Dua qe dielli te shkelqeje mbi re,
e ylberi te na udheheqe per ne perqafim.
Sepse jeta ka ngritje e ulje pa kufi,
e Ne te dy jemi lodra emocionesh.
Por ne jemi ajo melodi,
qe tingullon ne momente tensionesh.
E brishte si nje flutur eshte dashuria,
nje cast te ngre lart, nje cast te shemb.
Por kur ne Ne mundet krenaria,
ajo dhimbja e madhe, befas me s'te dhemb.
Nje cast nuk duhemi, deri ne ndeshkim,
nje cast duhemi si heren e pare.
Por kjo eshte e vetmja lufte me kuptim,
per t'u dashur, ne te qeshur, ne te qare.
Arta Simoni.
Shkoder, me date 08/06/2014.
Sunday, 8 June 2014
Saturday, 17 May 2014
Besnikëria!
Besnikëria në dashuri/miqësi më shumë se një premtim, apo detyrë, është
një ndjenjë e cila duhet të të pëshkojë kur ecën, kur flet, dhe kur
mendon.......besnikëria është aq e shenjtë, saqë shmangia vetëm njëherë
të vetme nga ecja e denjë, nga mendimet e fokusuara, apo fjalët e
kujdeshme kundrejt dikujt , është e barabartë me një pasqyrë që
thyhet......besnikëria do njerëz me shpirt të madh, nëse pushon së
qenuri besnik, i bie të jesh një njeri i vogël që kënaqet me fjalët,
mendimet, apo ecja drejt gjërave të momentit, njerëzit e vegjel nuk dinë
të përqafojnë vlera, por vetë qefe egoizmi.
Sunday, 30 June 2013
Fund!
Shikoj se si kaltërsia zbehet nga pak.
Teksa dielli largohet i lodhur në fole.
Dallgë të inatosura vërsulen me vrap.
Në këtë bregdet të trishtë, pa Ty, pa Ne.
Dikur të dashuruar me ëndërra plot jetë.
Ngritëm kështjellë premtimesh, por pa themele, në rërë.
E sërish dukej kaq e bukur, kaq e vërtetë.
Edhe pse thjeshtë nga ëndërra doli e përbërë.
Atë mëngjes dielli u përplas në një mur.
Ditë të akullta mësynë në bregdet.
Ne u larguam të ngrirë ndjenjash, të bërë gur.
U kthyem në dy shpate, me një përrua në mes.
Gjurmët u fshinë si diçka pa rëndësi.
Çdo gjë ra në heshtje, në heshtje u përhumb.
Edhe ai lot që mbase ra, nga dallgët u përpi.
Në ekranin tonë me të madhe u shfaq "FUND".
30/06/2013.
Teksa dielli largohet i lodhur në fole.
Dallgë të inatosura vërsulen me vrap.
Në këtë bregdet të trishtë, pa Ty, pa Ne.
Dikur të dashuruar me ëndërra plot jetë.
Ngritëm kështjellë premtimesh, por pa themele, në rërë.
E sërish dukej kaq e bukur, kaq e vërtetë.
Edhe pse thjeshtë nga ëndërra doli e përbërë.
Atë mëngjes dielli u përplas në një mur.
Ditë të akullta mësynë në bregdet.
Ne u larguam të ngrirë ndjenjash, të bërë gur.
U kthyem në dy shpate, me një përrua në mes.
Gjurmët u fshinë si diçka pa rëndësi.
Çdo gjë ra në heshtje, në heshtje u përhumb.
Edhe ai lot që mbase ra, nga dallgët u përpi.
Në ekranin tonë me të madhe u shfaq "FUND".
30/06/2013.
Saturday, 8 June 2013
Te vraposh gjithnje pas dikujt qe qofte edhe nje moment te vetem ne ecjen e tij nuk e shoqeron mendimi per Ty........eshte si te perqafosh fort nje gur me shpesen se do zbutet pak fale perqafimit tend dhe nuk do te te vrase kaq shume.....ne jete me shume se gjithcka vlen mirenjohja, dashuria, respekti.......cdo sjellje e njeriut qe nuk ka keto elemente brenda pa dyshimin me te vogel mund te quhet egoizem....sa e ashper qe eshte bota e nje egoisti...aty nuk depertojne rreze dielli, aty nuk ka shenja jete, gjithcka eshte nje akullnaje e madhe, qe pret nje fortune te ftohte deshirash vetjake per tu rritur mbi te gjithe, pa marre parasysh se ne ato ujra mund te notojne apo mbyten edhe ndjenja dashurie........
Thursday, 16 May 2013
Subscribe to:
Posts (Atom)