Friday 15 January 2016

Është kaq e vështirë të duash sot.....

Nuk e di, mbase më ndodh vetëm mua të kryqëzoj mendjen dhe të kërkoj heshtjen të më përqafojë deri në palcë,  të mos dëgjoj asgjë, madje as psherëtimat më të pa kapshme për veshin. Në atë çast dua të rri me veten, si dy miq të cilët përmallshëm kanë kapërcyer kohen për t'u gjendur sërish të mbështetur dhe të përqafuar në miqësinë e njëri tjetrit...
Vetja ime është kaq e përqëndruar në ato që mendja ime i sërvir,  si në maje të gishtave dhe si për të mos guxuar të prishë qetësisë përreth.
Në këtë moment ndjej se të duash është një sfidë...dashuria duket gjëja më e pamundur e kësaj ecje....të derdhësh dashuri është sikur të pretendosh që me ujë të zbutësh hekurin, gurin, ashpërsitë, të derdhësh dashuri është si të pretendosh që përqafimi yt të ndjehet nga pema me apo pa fruta. Dashuria është një përqafim, nga ato përqafime që vetëm një person i zhveshur nga komplekset paragjykuese të syve përreth di ta dhurojë, është ai përqafim që të dhurohet nga një mik/e, nga një bashkëshort/e, koleg/e apo thjeshtë një i njohur, në sy të të gjithë botës, i cili befas të shkëput nga ata sy thumbues duke të dërguar në atë që mund ta quash me plot qenien "Jetë", në atë ndjesinë sikur drita hyri deri në qelizat e tua më të errta.
Të duash sot është gjëja më e vështirë, ja për shembull t'i thuash një njeriu që të bën të ndjehesh me fat që e ke në jeten tënde "të dua" është thuajse pamundur. Atë të dua duhet ta shoqërosh me një everest sqarime për mënyren se si e do, sepse kjo dashuria në jetën tonë të përditshme është bërë si një bashkëshorte shtëpiake që duhet t'i kushtohet verbërisht vetëm të zgjedhurit të saj. Të zënë veshët çdo ditë "vetëm  një mund të duash, vetëm një duhet të duash"  ndryshe je një e keqe për moralistët dhe ne të gjorët kërkojmë shpëtim në gjuhë të huaja për ta shprehur këtë dashuri atyre përtej të vetmit, si një "Ti voglio tanto bene" etj. Uh ndjehemi të lehtësuar se mesazh marrësi nuk do na keqkuptojë, sytë thumbues do të drejtohen diku gjetke në misione të tjera...
Është kaq e vështirë të duash, të shprehësh dashurinë sot, madje edhe të kërkosh një përqafim, nga ato të mbushur plot jetë, nga ato që të bëjnë të ndalosh frymën vetëm për ta ndjerë, nga ato përqafime që ndalojnë edhe kohen në qenien tënde.
Të humbasësh dikë, një mik, një mike, të humbasësh dikë të shtrejtë sepse koha ja doli të hyjë në mes, është si një oqean që nuk mbushet, që nuk ngopet kurrë sado ujë të hedhësh në të, kalojnë kohra dhe kur je përballë tij/saj ndjehesh kokëulur, nuk dëshiron ta shohësh ndryshe nga cfarë ka qenë dhe ashtu është e pamundur, moralizmat bënë të veten, të duash është kaq e vështirë, kufizohemi dhe tërhiqemi  nga njerëzit që na duan, duhet të duam vetëm një, e nëse guxon të duash dikë tjetër do jesh një e çmendur që beson se dashuria është universale....
Në fakt është kaq e vështirë të duash edhe pse kjo botë për t'u shëruar nuk ka aq nevojë për kura, sa ka nevojë për dashuri...

Friday 9 January 2015

Shoqëria njerëzore po shkon drejt fundit?!

Shoqëria njerëzore po shkon drejt fundit?!
Është e mahnitshme të shikosh fytyra njerëzore që fale ëndrrave shkëlqejnë e bëhen një me kaltërsinë e pafund...duket sikur e gjithë e ardhmja shtrihet para këmbëve të tyre...
Pastaj se di as unë si por, vëren se ëndrrat nuk janë më aty, e fytyrat kanë një hije të zbehtë....
Nuk kupton dot se si një i ri/e re, plot jetë hedhet në lumin e errësirës...aty jeta ndalet...dhe jo vetëm për atë.....
Nuk kupton dot se si nuk vlerësohesh...kur në fakt e vetmja gjë që do është një familje e bashkuar pa kuinta...
Nuk e kupton dot se si njerëzit hedhin në zjarr qetësinë e paqen e familjes për kënaqësi të krijuara nga njerëz të shthurur...pa pikë referimi, pa moral, pa një vlerë në vetvete...
Nuk kupton dot se si gënjeshtrat ulërasin me të madhe edhe aty ku dhëmbin më shumë, ku rëndësia më e madhe dhe e vetmja është egoizmi dhe produktet e tij...
Nuk kupton se si njerëzit nuk njohin më asnjeri, para një interesi, në atë çast vlon vetëm dëshira për të pasur vetëm atë me çdo lloj çmimi...
E pra vlerat po vdesin, në fakt po mbyten me këto veprime...asgjë nuk po ngelën e shenjtë, e paprekshme, asgjë, as besimi, dashuria, familja, miqësia, besnikëria, sinqeriteti madje as jeta...
Po shkojmë drejt fundit?!
Po, sepse njeriu pa ëndrra, pa dashuri, pa besim edhe pse është i gjallë, nuk ndihet i tillë..
E vetmja gjë për të cilen kemi nevojë është një dorë, një dorë e ngrohtë pa gënjeshtra, një dorë që të shtrëngon fort edhe kur shqisat e ftojnë drejt të kënaqësive/të keqes, një dorë që të përkëdhel deri në fund si gjëja më unike...

Sunday 8 June 2014

Lufte dhe paqe.

Si atehere kur bie nje yll,
mbyll syte e shpreh te madhen deshire.
Te shoh te kthehesh ne dylle,
te shoh te kthehesh ne embelsire.

Ngadale le te linde aresyeja,
kur acari na kthen ne te panjohur.
E shpirti yne i qarte si pasqyra,
te zhytet ne paqe ne folene e ngrohur.

Kur syte shtrijne shikimin per dhe,
e te ngrejme koken s'kemi guxim.
Dua qe dielli te shkelqeje mbi re,
e ylberi te na udheheqe per ne perqafim.

Sepse jeta ka ngritje e ulje pa kufi,
e Ne te dy jemi lodra emocionesh.
Por ne jemi ajo melodi,
qe tingullon ne momente tensionesh.

E brishte si nje flutur eshte dashuria,
nje cast te ngre lart, nje cast te shemb.
Por kur ne Ne mundet krenaria,
ajo dhimbja e madhe, befas me s'te dhemb.

Nje cast nuk duhemi, deri ne ndeshkim,
nje cast duhemi si heren e pare.
Por kjo eshte e vetmja lufte me kuptim,
per t'u dashur, ne te qeshur, ne te qare.

Arta Simoni.
Shkoder, me date 08/06/2014.

Saturday 17 May 2014

Besnikëria!

Besnikëria në dashuri/miqësi më shumë se një premtim, apo detyrë, është një ndjenjë e cila duhet të të pëshkojë kur ecën, kur flet, dhe kur mendon.......besnikëria është aq e shenjtë, saqë shmangia vetëm njëherë të vetme nga ecja e denjë, nga mendimet e fokusuara, apo fjalët e kujdeshme kundrejt dikujt , është e barabartë me një pasqyrë që thyhet......besnikëria do njerëz me shpirt të madh, nëse pushon së qenuri besnik, i bie të jesh një njeri i vogël që kënaqet me fjalët, mendimet, apo ecja drejt gjërave të momentit, njerëzit e vegjel nuk dinë të përqafojnë vlera, por vetë qefe egoizmi.

Sunday 30 June 2013

Fund!

Shikoj se si kaltërsia zbehet nga pak.
Teksa dielli largohet i lodhur në fole.
Dallgë të inatosura vërsulen me vrap.
Në këtë bregdet të trishtë, pa Ty, pa Ne.

Dikur të dashuruar me ëndërra plot jetë.
Ngritëm kështjellë premtimesh, por pa themele, në rërë.
E sërish dukej kaq e bukur, kaq e vërtetë.
Edhe pse thjeshtë nga ëndërra doli e përbërë.

Atë mëngjes dielli u përplas në një mur.
Ditë të akullta mësynë në bregdet.
Ne u larguam të ngrirë ndjenjash, të bërë gur.
U kthyem në dy shpate, me një përrua në mes.

Gjurmët u fshinë si diçka pa rëndësi.
Çdo gjë ra në heshtje, në heshtje u përhumb.
Edhe ai lot që mbase ra, nga dallgët u përpi.
Në ekranin tonë me të madhe u shfaq "FUND".


30/06/2013.

Saturday 8 June 2013

Te vraposh gjithnje pas dikujt qe qofte edhe nje moment te vetem ne ecjen e tij nuk e shoqeron mendimi per Ty........eshte si te perqafosh fort nje gur me shpesen se do zbutet pak fale perqafimit tend dhe nuk do te te vrase kaq shume.....ne jete me shume se gjithcka vlen mirenjohja, dashuria, respekti.......cdo sjellje e njeriut qe nuk ka keto elemente brenda pa dyshimin me te vogel mund te quhet egoizem....sa e ashper qe eshte bota e nje egoisti...aty nuk depertojne rreze dielli, aty nuk ka shenja jete, gjithcka eshte nje akullnaje e madhe, qe pret nje fortune te ftohte deshirash vetjake per tu rritur mbi te gjithe, pa marre parasysh se ne ato ujra mund te notojne apo mbyten edhe ndjenja dashurie........