Tuesday, 16 April 2013

Nenes




E lindur mes endrrave te pervuajtura.
Zemra jote me plote shprese.
Jeton perhere mes luleve te padruajtura.
Nga koha e kurorezuar mbretereshe.

Kur koha varken e jetes e lekund
Ne shtratin e lumit te shpresave te humbura
Si engjell mbrojtes shfaqesh me ne fund
Dhe forcat e erresires largohen te mundura

Mes erresires te pafund, je drite e gjalle
Para teje e keqja griset
E dashur e embel, madheshtine e shpall
Urrejtja me dashuri prej teje stoliset

E pamposhtur ndaj sfidave te jetes
Si mbreteresha hyjnore e Dashurise
Vazdimesia e jetes, o Nene mbetesh
Gur i pathyer ne horizontin e perjetesise

No comments:

Post a Comment