Tuesday 16 April 2013

Qielli im



Kur kaltersia jote qielli im.
Se bashku me diellin buzeqesh.
Te gjitha intrigat e erresires.
Atje, ne thellesine tende i fsheh.

Me pas dielli kerkon strukjen.
Ti e pershendet me mall.
Nuk e njeh smiren dhe perbuzjen.
I ben vend erresires, zbret ngadale.

Kur erresira te perqafon qielli im.
I ngjan humneres, Ti e di.
Atehere servir yjet dhe henen.
Dhe shpresa rilind perseri.

Gri vishesh kur s’fsheh zemerimin.
Me bubullima behesh gati grabiqar.
Në çastin që s’gjen ngushëllimin
Me lotet e shiut shfryhesh duke qare.

Tek Ti gjithcka eshte në paqe.
Sherbetoret e tu jane shume miqesor.
Dita dhe nata puthen ne faqe.
Larg urrejtjes dhe te qenurit armiqesor.

Por sa here që Ti behesh nervoz.
Zemerimin e nxjerr haptas ne shes.
Kjo i ngjan tingullit te heshtur melodioz.
Që durimin tend idhshëm e përqesh!

No comments:

Post a Comment