Tuesday 16 April 2013

Nostalgji për ty!


Eci e heshtur me hapa vegjëlie.
Nëpër rrugicat e parkut të braktisur.
Duke ndjerë në vete ato përqafime dashurie.
Të një kohe, kur koha na quante të krisur.

Ëndrrat dëshirat dhe të njëjtat premtime.
Të gjitha këtu sikur janë strukur.
Në atë stol të braktisur, dikur plot përqafime.
T’zhuritura nga e tashmja në t’kaluaren e kërrusur.

Sikur ende e dëgjoj të qeshurin lozonjar.
Teksa fluturoje me krahë lumturie.
Ndjenja, emocione derdheshin ujvarë.
Në këtë park të heshtur, strehëz dashurie.

Eh flutur nostalgjie që me mua lodron.
Për pranveren e largët, ëndrra plot gjelbrim.
Dy ëngjëj përqafuar ende parku mi kujton.
Teksa hapat hedh në ikje, mbase pa kthim.



No comments:

Post a Comment