Tuesday 16 April 2013

Qiell i vetmuar...

Me thuaj perse dhimbja me shtrengon.
Teksa imazhin tend percjell ndermend.
Koha iken, gjithçka ndryshon.
Por mesa duket jo emrin tend.

Pranvere e shpirtit ishe o pellumb.
Teksa ne qiellin tim fluturoje krahe lire.
Seç zbriten ca re, e ngrohtesia u lekund.
Dhe shtegtimin nise, per nje mot me te mire.

Qielli im seç ndjehet i braktisur, i vetmuar.
Nga ai shtegtim qe s'te solli perseri.
Koha u perpoq, eh ne sa vite eshte dermuar.
Se si mund te shuhet ky zjarr ende zemra se di.

No comments:

Post a Comment